Pas gruas së grabitësit të plagosur Arben Muça, është thirrur tek Krimet e Rënda për të dëshmuar edhe nëna e tij.

Muça u plagos nga policia e Fierit pas tentativës për të grabitur një banesë, ku mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

"DurrësLajm" mëson se e ëma e Muçës ka dëshmuar se i biri ka fjetur në banesën e tij në Durrës mbrëmjen e kaluar. Por policia dyshon se ajo nuk është treguar e sinqertë në dëshminë e saj.

"E kisha këtu djalin, fjeti me mua", mësohet të ketë dëshmuar nëna e Muçës, e cila ka thënë më tej se i biri jetonte me të, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Në banesën e 37-vjeçarit janë gjetur shumë fatura të marrjes së makinave me qera, fletë gjoba të marra në Fier.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një bandë të mirëorganizuar vjedhjesh në dyqane e pika karburanti.