Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në një njoftim të shkurtër zyrtar, thotë:

“Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Sipas njoftimit të ministrisë, “takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.