Ditë vere me shi?! Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Postuar: 13/03/2018 - 19:07

   14 marsi shënon Ditën e Verës, një festë pagane e cila ende celebrohet në mënyrë masive në Shqipëri dhe shumë qytete të saj.

Por duket se kësaj here “Dita e Verës” nuk do të jetë dhe aq “verore”, për shkak se moti pritet të jetë i vrenjtur dhe me reshje shiu. Instituti Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të ketë reshje në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Pavarësisht këtij  ajmi, pritet që sasia e reshjeve të jetë e një intensiteti të ulët.

Për më tepër lexoni postimin e IGJEUM:

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

--------------------------------------

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e martë, dt.13) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e mërkurë, dt.14) nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna, por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore të territorit.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

---------------------------------

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarkun Shkodër dhe Elbasan reshjet priten të jenë mesatare dhe lokalisht intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: 1 / 10 °C

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pëllumb Nako është ekspert i çështjeve të sigurisë dhe, kur e pyet mbi gjendjen e rendit në vend, preferon t’u referohet shifrave.

   Plazhi i Durrësit konkurron me plazhet e tjera të vendit me çmimet e ulëta që u ofrohen sipas kategorive të gjithë pushuesve.

   Sqarimi i policisë shqiptare mbi çështjen e ndalimit nga policia greke në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane të biznesmenit Edm

   Stina e verës shoqërohet me viroza, por gjendja ndërlikohet pasi njerëzit për shkak të pushimeve verore, zhvendosen nga vendet e banim

   Dy tërmete kanë goditur sot Shqipërinë, në jug dhe juglindje të vendit. Nga të dhënat ka rezultuar se lëkundjet kanë qenë me magnitudë

   Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka i shoqëruar nga Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka inspektuar plazh

Prokurori në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka, ka mundur të kalojë Vetingun me një nivel minimal sa i p

Emigracioni ilegal dhe azil-kërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duken një kapitull i mbyllur për qytetarët e Shqipërisë.

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte në Llogara, me aktivitet “R

Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do ketë ekstremi Verior dhe gjithë zon