Pas largimit të Briseida Shehajt, në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është emëruar Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit, Fatos Nano. 

Ai është i njohur në fushën e biznesit, pasi për vite me radhë ka pasur lokale të njohur për jetën e natës në kryeqytet.

AIDA është një agjensi e cila ka si objektiv kryesor tërheqjen e investimeve të huaja rritjen e konkurrencës së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Më herët kjo agjenci drejtohej nga Briseida Shehaj, e cilësuar si ‘bleta punëtore’ e Rilindjes për shkak të performancës së mirë në punë kur ishte drejtoreshë e Tatimeve.