Një person kërcënon se do të vrasë veten para Prokurorisë së Përgjithshme.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja po ndodh në këto momente.

Të njëjtat burime theksojnë se personi kërkon të takojë kryeprokuroren e re Arta Marku. “Do vras vetën nëse nuk takoj Arta Markun”, mësohet të ketë thënë personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.