Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Tusk vjen në kuadër të një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.