Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet apo kolegjet në SHBA.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka publikuar bashkëbisedimin e EducationUSA mbi “Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara” si dhe kriteret që duhet të plotësohen.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

️ | Je një student i interesuar për të ndjekur një universitet apo kolegj në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni bashkëbisedimin e EducationUSA mbi "Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara". Ekspertë të arsimit të lartë, studentë ndërkombëtarë dhe Departamenti i Shtetit diskutuan se si funksionon procesi i pranimit në arsimin e lartë të Shteteve të Bashkuara. Mësoni mbi kriteret dhe se si do të vlerësohet aplikimi juaj  https://bit.ly/2MtLT6s