Në shkresen qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorezuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahiri, behen me dije te tjera te dhena tronditese, ku nder te tjera thuhet se nga hetimet edhe ne bashkepunim me palen italiane rezulton se kusheriri i Tahirit Moisi Habilaj i cili u arrestua ne Itali dy dite me pare, ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë, ka përfitur nga lidhjet me Tahirin dhe kundrejt shpërblimeve ka kultivuar bimë narkotike. Tahiri dyshohet se ka siguruar paprekshëmrinë e grupit kriminal.

Ja çfarë shkruhet në faqen 2 të kërkesës së Prokurorisë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore është arritur të zbulohet se personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit ku si person i dyshuar është edhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri.
Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish-Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit.
Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar edhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal dhe sigurinë e kultivimit dhe të kalimit të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e Policisë së Shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri”.