Drejtësia nën ethe/ Nga kunatat te vjehrrat, hetim dhuruesve të gjyqtarëve

Postuar: 13/06/2018 - 08:43

Të gjithë personat, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, u kanë dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve para hua, u kanë dhuruar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, në mënyrë fiktive apo reale, duhet të justifikojnë burimin me dokumentacion ligjor para njerëzve të Vetingut dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Miqtë, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë dhe çdo person tjetër me lidhje interesi, që referohet nga gjyqtari dhe prokurori për justifikimin e pasurisë, po i nënshtrohet dhe do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar nëse huaja apo dhurata justifikohet me dokumentacion ligjor.

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë do japin sqarim shterues.

Një shembull se si po kalojnë në sitën e Vetingut të gjithë personat që kalë lidhje reale apo fiktive interesi me gjyqtarët dhe prokurorët është zbardhja e vendimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Fatmir Hoxha ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro.

Për të justifikuar këtë shumë, përpos të tjerave, ai ka deklaruar se i ka marrë 28.500 euro borxh kunatit. Njerëzit e Vetingut, të asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë marrë në pyetje kunatin dhe i kanë kërkuar justifikimin e kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim.

Praktika  

Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Janë rreth 30 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, kanë deklaruar para ose pasuri të paluajtshme dhuratë nga njerëzit e afërt si dhe para borxh po nga persona të afërt.

Dhuratat dhe paratë borxh, në shumë raste, janë një nga manovrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme, të cilat tejkalojnë në vlerë të ardhurat e tyre të ligjshme. Gjatë verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, gjyqtarët e dhe prokurorët deklarojnë apartamente, vila, makina, prona dhe para cash dhuratë. Gjithashtu, disa prej tyre deklarojnë deri në disa qindra mijëra euro hua nga të afërmit e tyre.

/Shqiptarja.com/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti për ditën e sotme pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, kur vranësirat shtohen kryesi

   Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me