Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë fundjavës,  kanë ushtruar kontrolle në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit.

Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si: mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

  • janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
  • janë pezulluar 54 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 10 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;
  • janë ndëshkuar 38 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;
  • janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
  • janë vendosur 674 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar cdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.