Banorët e zonës së Rrashbullit dhe Xhafzotajt iu kanë vënë zjarrin tokave të tyre bujqësore.

Zjarrvënia e cila bëhet e qëllimshme për të bërë plugimin e ri të tokave, ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore në zonë.

Për shkak të tymit të dendur është krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave në segmentin Durrës-Shijak gjatë ditës së sotme.

Por veç kësaj, tymi ka sjellë edhe shqetësim tek banorët, të cilët edhe pse të vetëdijshëm për dëmin mjedisor dhe shëndetësor që shkaktohet, vijojnë të veprojnë në këtë mënyrë.