Banorët e Porto–Romanos e të Durrësit së bashku me PD-në e këtij qyteti, kanë protestuar tek fusha e mbetjeve urbane.

Këta banorë që vuajnë ditë për ditë së bashku me familjet e tyre ndotjen, thonë se qeveria vendore dhe ajo qendrore ka dështuar në mbajtjen e premtimit të dhënë për ndërtimin e landfillit.

Banorët i kujtojnë kryeministrit jetesën e rëndë që bëjnë, rrezikun që ju kanoset çdo ditë e të gjithë problematikën shëndetësore që i shqetëson në çdo kohë.

Kryeministri Edi Rama në takim me drejtuesit vendorë ka përmendur 100 projekte investimi të qeverisë së tij. Një projekt afatgjatë mbetet studimi e projektimi i fushës së mbetjeve urbane.

K.H.