Durrës, bllokohen cigare me vlerë 610 mijë euro

Postuar: 07/11/2017 - 18:40

   Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.  Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësuesve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është  rreth 428 milionë lekë.

Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore te DPD-se kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe  kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas akuzave që bëri sot kryetari i PD Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, të tjera fakte të rëndësishme pritet

   Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” se hetimet ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako

   Prokurori Anton Martinaj i cili mendohet se po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë nesër në Prokurori dhe do të merret në

   Ministria e Shëndetësisë publikoi sot listën e drejtorëve të rinj të spitaleve në Tiranë

   Duke u nisur nga dita e sotme të gjithë kemi venë re një rënie të ndjeshme të temperaturave.

   Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin

   Një çift i moshuar ka kaluar momente tmerri, kur 3 persona me kapuç në kokë u kanë hyrë në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm

Në universtitetin "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit, është emëruar administrator i ri i këtij institucioni.

"Report Tv" zbardh komunikimet në WhatsApp mes biznesmenit Lefter Sota dhe njërit prej aksionarëve të KURUM, Korai Kurum për porositjen e

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se procesi i vettingut, do të mbyllet brenda vitit 2017.