Durrës, del në dritë mini "thesari" (VIDEO)

Postuar: 14/06/2018 - 20:40

   Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke nxjerrë në dritë disa objekte që datojnë në shekullin II dhe III, të erës sonë.

Struktura të shtresave të hershme, si enë qeramike balte e qelqi, bizhuteri, enë bronxi si dhe struktura të tjera sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike. Ai tregon gjetjet e rëndësishme, të cilat i konsideron një mini 'thesar' që pritet të hedhin më shumë dritë për periudhën së cilës i përksasin.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj.

Fillimisht puna nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuar më pas me gërmimet.

Gjatë punës së tyre arkeologët kanë zbuluar fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë Pallatit të Kulturës.

Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, dhe duke kufizuar qarkullimin e traf

   Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qersho

   Ministria e Brendshme ka publikuar listën me 38 kandidatë, që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimi

   Tuba Buyukustun dhe Murat Yildirim takohen dhe bëhen bashkë pas 11 vitesh.

   Katër raste të reja dhune në familje janë regjistruar një ditë më parë në Durrës duke bërë që në 48 orët e fundit të rritet në mënyrë

   Nuk jemi në mes të vjeshtës edhe pse asgjë nuk duket ndryshe.

   Qeveria austriake po zhvillon bisedime me qeverinë shqiptare me qëllim ngritjen e një kampi për emigrantët që vijnë nga vendet e treta

Këtë të premte është bërë prezantimi i punonjësve të rinj të Policisë Bashkiake së Durrësit, që u shpallën fitues në konkursin e zhvillua

Nga sot në rrugën “Pavarësia” në plazhin e Durrësit nuk lejohet më të qarkullojë asnjë autobus dhe furgon që transporton pushues përveç m