Me rastin e 105-vjetorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi një aktivitet festiv në ambientet e saj.
Të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Durrës, familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, Drejtues dhe Punonjës të Policisë së Qarkut Durrës.
N/drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, drejtues Bajram Mara në fjalën e tij përshëndetëse duke falenderuar të gjithë të pranishmit ka theksuar rëndësinë e kësaj date për çdo punonjës në Organizatën e Policisë së Shtetit.
Punonjësit aktual në radhët e Policisë së Shtetit kujtojnë sfidat në të cilat ka kaluar policia duke pasur si qëllim primar ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.
Nuk mund të harrojmë përkushtimin, vullnetin dhe sakrificën e punonjësve të policisë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj, në rrugën e vështirë por shumë të bukur të të qenit një punonjës në shërbim të komunitetit.
Gjatë kësaj ceremonie u dhanë edhe certifikata për Shërbime të Dalluara për punonjës policie, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre kanë kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
K.H.