Durrës, të tjera hapësira publike do t'u kthehen qytetarëve. Ja ku do të përqendrohet nesër aksioni i Policisë Bashkiake

Postuar: 14/03/2018 - 19:41

   Hapësira të tjera publike do t’u kthehen qytetarëve durrsakë që nga dita e nesërme. Aksioni i nisur javë më parë nga Policia Bashkiake e Durrësit nesër do të spostohet në një nga akset më të rëndësishme të qytetit bregdetar, atë që nis nga Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe përfundon tek rrethrrotullimi tek stacioni i trenit.

Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje dhe të premten do të operohet në një tjetër aks me një përqendrim të madh biznesesh, në rrugën “Egnatia”, nga stacioni i trenit deri tek kisha ortodokse e Shën Astit dhe Shën Pavlit.

“Jemi të vendosur që do ta pastrojmë dhe normalizojmë gjithë qytetin. E kemi ndërprerë disa ditë aksionin për arsye të motit të paqëndrueshëm dhe me shi”,- thotë drejtori i Policisë Bashkiake, Vasip Çopa për DurrësLajm.

Aksioni do të zhvillohet si gjithnjë në bashkëpunim me zyrën e taksave vendore, ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit, INUV dhe me mbështetjen e policisë së shtetit.

“Me këtë rast Policia Bashkiake iu bën thirrje të gjithë subjekteve dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Durrësit, në Shëtitoren “Taulantia” dhe në zonën e plazhit që të mos bëjnë investime në mënyrë të paligjshme dhe pa leje duke zënë hapësira publike me metoda primitive dhe inisiativa individuale që bien ndesh me ligjin dhe rregulloren për zënien e hapësirave publike nga vazo betoni, kangjella hekuri apo pengesa të tjera”,- është apeli që Çopa u drejton bizneseve që operojnë në Durrës.

Zënia e hapësirave publike nga tavolinat, karriket, reklamat, mallrat e produktet e bizneseve të ndryshme apo shitësve ambulantë ishin kthyer prej vitesh në problem shqetësues për qytetarët.

Aksioni i ndërmarrë nga Policia Bashkiake është mirëpritur nga durrsakët, pasi ndryshe nga aksionet e mëparshme sporadike kur hapësirat liroheshin për t’u zënë sërish ditën tjetër, tashmë trotuaret dhe hapësirat e tjera publike kanë nisur të kthehen në destinacionin e tyre primar, në shërbim të qytetarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kjo verë është parashikuar si e freskët që në fillim të stinës.

   Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale.

   Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor Maminas - Gjiri i Lalëzit.

   Një tërmet i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Gjirin e Lalzit.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë duke parë situatën e në bregdetin në vend, ku në fillim të këtij sezoni ka pasur disa viktima ka bot

Sezoni turitik ka shkaktuar edhe fluks në pikën kufitare të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qël

Bashkia njoftoi në fillim të sezonit turistik se autobusët me turistë nuk do të lejohen të qarkullojnë në rrugën kryesore të plazhit ndër

Fluksi i pacientëve që paraqiten në urgjencën e spitalit të Durrësit është dyfishuar gjatë ditëve të fundit si rezultat i fluksit të push

Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) në bashkëpunim edhe me policinë Bashkiake të Sarandës kanë kryer një aksion mëngjesin e kësaj të shtun