Shqiptarët shpesh kanë ‘pushtuar’ mediat për emigracionin e jashtëligjshëm dhe azilkërkimin.

Por nëse një pjesë e mirë e këtyre bashkëatdhetarëve kanë zgjedhur azilin, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur tjetër rrugë, atë të biznesit. Një histori suksesi na vjen nga SHBA dhe pikërisht nga një durrsak i vendosur në Amerikën e largët.

Durrsaku ka hapur një biznes fare pranë Shtëpisë së Bardhë. Bëhet fjalë për Gjergj Dollanin, i cili po shijon një moment suksesi, pikërisht në vendin e mundësive. 

Ai ka punuar për kompanitë më të mëdha të çokollatave në botë dhe tani eksperiencën e madhe ai po e shfrytëzon më së miri për hapjen e një biznesi.

Dhe ky biznes i ndodhur pranë zyrës së presidentit Donald Trump po merr shumë famë.

Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate. Cafe Chocolat, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre. Një ide origjinale që po pëlqehet mjaft nga banorët e kryeqytetit amerikan.

Më poshtë, Dollani rrëfen historinë e tij të suksesit në Zërin e Amerikës.