Një vajzë 7-vjeçare, nxënëse e klasës së dytë, po lufton me jetën në pediatrinë e spitalit të Durrësit.

Vogëlushja është sjellë në pediatri nga dy prindërit e saj pasditen e sotme me shenja e gripit dhe më pas ka rënë në koma.

Duke parë gjendjen e saj të rënduar, u mendua ta çonin për kurim të specializuar në pediatrinë e Tiranës, por gjendja e saj nuk e mundëson transportin.

“DurrësLajm” ishte i pranishëm këtë mbrëmje në vendngjarje, ku është mbledhur i gjithë ekipi i mjekëve, reanimatorëve dhe specialistëve, të cilët po bëjnë të pamundur për ta mbajtur vogëlushen në jetë.

K.H.