Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dukshme në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht mot i kthjellët dominon zonat Lindore. Gjatë pasdites kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C në të dy ekstremet termike të ditës duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet në 13-14°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë, por mesatare në ekstremin Jugor, me shpejtësi 27 km/h nga Veriu duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Moti në vazhdim

Të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje vranësirat mbulojnë të gjithë vendin, ndërsa reshje priten në zonat Veriore por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës. Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.