Arben Isaku, sekretari organizativ i PS-së Durrësit, pritet të emërohet drejtor i një prej institucioneve kryesore në qytetin bregdetar.

Burimet nga PS kanë saktësuar për DurrësLajm se Isaku është emri që gëzon mbështetjen e PS-ë së Durrësit për të zëvendësuar në këtë detyrë Flamur Gjuzin.

Isaku ka mbajtur gjatë kësaj periudhe edhe detyrën e shefit të kabinetit në institucionin e Këshillit të Qarkut.

Isaku pritet të marrë zyrtarisht postin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme në Durrës.

Ish-drejtori Flamur Gjuzi do të mbahet mend në këtë drejtori për reformat që aplikoi në këtë institucion, numrin e lartë të shtëpive të legalizuara në rang qarku, si dhe një nga drejtorët më të suksesshëm të qeverisë Rama 1.