EMRAT/ Arrestohen dekani, 2 pedagogë dhe 4 sekserë për korrupsion

Postuar: 09/05/2018 - 09:03

Goditet një grup në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dekan –pedagog-student e sekser në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Finalizimi i operacionit mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga 7 persona.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj personave të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tek sheshi i Sfinksit në Durrës kanë mundësinë të gjithë të apasionuarit të shikojnë ndeshjet e Botërorit që po mbahet në Rusi.

Është mbyllur muaji i agjërimit dhe kjo ka bërë që pushuesit nga Kosova të dynden në plazhin e Durrësit këtë mes qershori.

Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor.

Sot janë publikuar rezultatet e provimit të anglishtes për rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin që u testuan dy javë më parë.

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun, ndërsa t

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës, teksa këtë fillim jave kanë nisur sërish punimet në segmentin Maminas-

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të p

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një intervistë vitet e burgut të ish-drejtuesve komunistë.