EMRAT/ Durrës, emërohen dy zv/drejtorët e përgjithshëm të Drejtorisë Ekzekutive në AP (FOTO)

Postuar: 12/01/2018 - 19:28

   Në vizionin e drejtuesve të rinj të Autoritetit Portual, porti më i madh i vendit i ka kapacitetet profesionale dhe intelektuale për një ndryshim rrënjësor. 

"Profesionistët e mirëfilltë të qytetit të Durrësit dhe të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta në Universitetin “Aleksandër Moisiu” janë gjithashtu në vemendjen e politikave të punësimit në APD. Porti është një subjekt specifik dhe strategjik, që kërkon një angazhim të plotë, cilësi të larta profesionale dhe obligim fizik në kryerjen e detyrave. Specialistët dhe drejtuesit në pozicionet e reja po përzgjidhen, duke rivlerësuar burimet ekzistuese në port dhe kapacitetet intelektuale të qytetit të Durrësit",- thuhet në njoftimin e APD-së.

Duke ndjekur këtë optikë, ditët e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme Ekzekutive të APD-se janë emëruar dy Zv/drejtorët e rinj:

Zv. Drejtore Ekzekutive e APD, Sonila Toska

Znj. Toska në periudhën 2002-2014 ka punuar në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë.
E diplomuar në Fakultetin e Filologjisë -Universiteti i Tiranës- në vitin 2000, Sonila Toska ka kontribuar më parë si përkthyese në Institutin Ndërkombëtar të Krizave dhe në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë” në Tiranë. 
Ish-maturante në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, znj. Toska gjatë vitit 2017 ka punuar si specialiste në Sektorin e Promocionit në APD.

Zv. Drejtor Ekzekutiv i APD, Petrit Çerçizi

Z. Petrit Çerçizi pas shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, në vitin 1977 ka përfunduar studimet në fakultetin e Ekonomisë –Universiteti i Tiranës.
Në periudhën 1977-1996 punon pranë Ministrisë së Mbrojtjes me detyrën e kryetarit të degës së planit e të financës. 
Kryetar i Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave (2002-2004); anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës (2007-2011); Sekretar i Këshillit të Qarkut Durrës (2007-2012) dhe më pas Drejtor i përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit (2012-2013), z. Çerçizi ka një përvojë të gjatë në administratën shtetërore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një studente 21-vjecare ka mbetur e vrarë mesditën e sotme pasi kishte refuzuar lidhjen me një djalë 2 vite më të madh se ajo.

Studentë e pedagogë janë target grupi të cilët çdo ditë të javës duhet të kalojnë në sheshin "Veliera" për të shkuar e për tu kthyer nga

Fillimisht u dyshua si zjarr aksidental, por tani shtëpia e familjes Hoxhallari në Vlorë është mbushur me efektivë policie që po e studio

Saimir Tahiri ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të protestës së 21 janarit.

Çmimi kanabisit ka pësuar luhatje të vazhdueshme në vendin tonë.

Ashtu sikundër investimi te sheshi ku po ndërtohet “Veliera” në qendër të Durrësit, edhe   sheshi te Mauzoleumi i Dëshmorëve është peng i

Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Urbanisti Ardian Muka ka hedhur shigjeta të drejtpërdrejta akuze në drejtim të kryetarit të trupës gjykuese të çështjes “Veliera”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në disa rrethe, të cilat kanë shkaktuar edhe rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore kanë b

   Shqipëria është në prag epidemie nga gripi.