EMRAT/ Fletë-arrest për 11 zyrtarë, abuzuan me pronat

Postuar: 14/11/2017 - 15:46

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë të Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.

Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gjatë fundjavës, moti do të jetë i alternuar mes kthjellimeve dhe vranësirave, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut mbr

   Europol ka koordinuar Ditët e Përbashkëta të Veprimit në lidhje me trafikun e armëve në Vendet e Ballkanit Perëndimor.

   Ashtu siç ishte paralajamëruar, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal në lidhje me dekonspiri

   Këtë të premte “Forca e Ligjit” ka shkuar në Sarandë dhe ka goditur “Eskobarin e Ballkanit” duke vënë nën sekuestro pronat e Klement B

   Është larguar nga drejtimi i Hipotekave regjistruesja Blerina Doracaj, ndërsa në vend të saj është emëruar sot Elion Semanaj.

   Partia Demokratike dyshohet se ka lidhur kontrata me një kompani amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit.

   Në të gjithë qytetin e Durrësit është zhvilluar një aksion pastrimi në kuadër të aksionit kombëtar “Ta pastrojmë Shqipërinë” që është

Gjatë ditëve të fundit në fokusin e mediave shqiptare është pasuria e atyre që na përfaqësojnë në Kuvend.

Në kuadër të veprimtarisë "Java e Fëmijëve Jetimë" që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me I

Forcat e Policisë kanë zbarkuar sot në kompleksin e njohur "Santa Quaranta" në pronësi të Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombë