Ministria e Shëndetësisë publikoi sot listën e drejtorëve të rinj të spitaleve në Tiranë

Drejtor i ri i QSUT-së është Enkelejdi Joti, ndërkohë në “Spitalin e Traumës” Arben Zenelaj.

Spitali “Shefaqet Ndroqi” do të drejtohet sërish nga Perlat Kapisyzi.

Ministria njofton se është rihapur konkursi për drejtorët e spitaleve në disa rrethe, si; Gjirokastrë, Korçë Elbasan si dhe Vlorë.