EMRI/ Arrestohet durrsaku i kërkuar nga Italia, i përfshirë në organizatë kriminale dhe konspiracione

Postuar: 17/05/2018 - 10:00

Specialistët për Narkotikët kanë arrestuar një shtetas nga Durrësi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

• Tedi Hoxha 38 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj tij rëndojnë 4 akuza nga shteti fqinj.

Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali me vendimin Nr.15542/2015 RG GIP datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”, “Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,” parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

   Prokuroria e Tiranës këmbëngul në shpalljen fajtor të deputetit Tom Doshi për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

   Luigi Soreca emërohet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

   Qindra apo mijëra ton mbetje urbane, kryesisht plastike, depozitohen në brigjet kroate çdo vit nga Shqipëria nëpërmjet rrymave detare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ka nxjerrë një urdhër për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka përfshirë një pjesë të Europës, nuk do të kursejë edhe vendin tonë përgjatë fundjavës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur alarmin për falsifikimin e pijeve dhe futjen e tyre kontrabandë.

Paraditen e kësaj të enjteje, dy persona ende të paidentifikuar kanë rrahur para Prokurorisë së Durrësit, avokatin e njohur Ilia Ilia.

Departamenti i Marketingut në Fakultetin e Biznesit, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, ka bërë me dije se duke filluar nga ky vit

Për çdo vit në sezonin e verës, breshkat e detit dalin jashtë ujit dhe lëshojnë vezët e tyre në plazhet me rërë në rajonin lindor dhe jug