Këshilli i Ministrave ka zgjedhur sot drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në vendimin e zbardhur thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të  ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendos; z. Edison Konomi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Kujtojmë që kjo agjencia në vitet e fundit është drejtuar nga Julian Beqiraj.

Ndërkohë Edison Konomi ka qenë në legjislaturën 2009-2013 deputet i qarkut Durrës, si dhe ka mbajtur postin e kreut të doganës së Durrësit dhe Fierit gjatë viteve të fundit.