Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, sekuestruar sot në Portin e Durrësit, është rritur në 5 milionë euro. Gjatë kontrolleve të para, agjentët e doganave gjetën fillimisht 1.5 milionë euro, por burimet bëjnë me dije se sasia e parave të gjetura është shumë e madhe. Nga 1.5 milionë euro që u dyshua në fillim, mësohet se shuma që është gjetur mund të jetë 5 milionë euro.

Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Ndërkohë mësohet se Edi Lika është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. Lika është shoqëruar në polici për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi  3 ditë më parë Taulant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në një “Toyota Yaris”, si para droge të trafikuara prej tij.