Stuhia me erëra të fuqishme që pushtoi dje në mesditë Durrësin e Tiranën, dukej sikur do të shkulte nga vendi ç’të mundte.

Erërat ishin aq të forta sa kanë thyer në mes edhe palmat që ndodhen buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Nga fotot që përcjell “DurrësLajm”, duket qartë që njëra prej palmave është këputur në mes, ndërsa të tjera janë rrëzuar tërësisht në tokë.

Të njëjtat pasoja u ndjenë edhe në Durrës, ku një pemë në qendër të qytetit u rrëzua në mes të rrugës duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të rastësishëm.