41 stola shumëngjyrësh janë vendosur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Dhurata e mundësuar nga donatorë të huaj që operojnë në vendin tonë është prezantuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Por stolat shumëngjyrësh të Tiranës janë kopje identike e atyre që prej gati tre vitesh ndodhen të vendosur përgjatë Parkut Arkeologjik dhe pranë Sfinksit në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Në kohën kur u vendosën në Durrës, ato qenë një risi jo vetëm për qytetin bregdetar dhe banorët e tij, por edhe për të gjithë turistët, pasi shfaqeshin për herë të parë në vendin tonë.

Në kohën kur u vendosën në shëtitoren “Taulantia” ato qenë një përzgjedhje personale e kryebashkiakut Dako, që mendoi t’i poziciononte ato në vendin më të preferuar të qytetarëve durrsakë, shëtitoren “Taulantia”.

Stolat shumëngjyrësh janë shumë popullorë në qytetet evropiane. Disa prej shesheve kryesore të metropoleve si Vjena apo Mynihu kanë stola të njëjtë me ata që janë vendosur në shëtitoren e Durrësit.