Gjykata Administrative ka rrëzuar urdhrin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Sipas dokumentet që disponon Gazeta Shqiptare, në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Akoma më tepër, kjo gjykatë arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/02/09/ekskluzive-escobar-i-ballkanit-fiton-ndaj-policise-gjykata-kunder-urdhrit-te-haki-cakos/