Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për imamin Armand Ali, pas postimit në Facebook ku kërkonte të mos festohej festa e pavarësisë, pasi ishte kundër rregullave të islamit.

Imami 44-vjecar akuzohet për veprën penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve".

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social me titull "Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram!". Neni 265 i Kodit Penal.