Pak çaste më parë, flakët kanë përfshirë një banesë të vjetër pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i lirisë”, në lagjen nr.5, në Durrës.

Siç shihet nga pamjet që publikon DurrësLajm flakët kanë përfshirë mbeturinat e depozituara pranë kësaj banese të braktisur, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e rendit.

Ndërkohë, makinat e zjarrfikëset nuk janë ende aty për të vënë nën kontroll flakët.

Era e rëndë ka pushtuar të gjithë zonën përreth.

Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Pak kohë më parë, DurrësLajm denoncoi situatën e rëndë të krijuar në këtë zonë për shkak të depozitimit të mbeturinave urbane pranë shtëpisë së braktisur që në jo pak raste përdorej edhe nga narkomanët apo të pastrehët.