Këto ditë ka fluks lëvizjesh në pikat kufitare, që lidhin juglindjen me Greqinë dhe Maqedoninë.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga dogana e Kapshticës, 4735 shtetas shqiptare dhe të huaj, ndërsa në dalje janë regjistruar  3320 shtetas. Pala shqiptare punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele, edhe në orët e pikut lënë në pritje për disa orë udhëtarët.

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar edhe në doganën e Qafë-Thanës, prej nga kanë hyrë 4451 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë 3495 persona.

Radhë ka patur edhe në doganën e Kakavijës. Por sipas gazetarit të ABCNews që ndodhej aty, trafiku nuk zgjati shumë.