Fluksi i pacientëve që paraqiten në urgjencën e spitalit të Durrësit është dyfishuar gjatë ditëve të fundit si rezultat i fluksit të pushuesve që kanë mbërritur në Durrës.

Shërbimi i urgjencës ka dyfishuar numrin e personelit, dhe ka shtuar 9 infermierë të cilët sapo kanë përfunduar studimet në universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani, në një intervistë për “DurrësLajm” foli mbi situatën në të vetmen urgjencë që ka qyteti i Durrësit. Jani dha garancinë se është bërë funizimi me të gjitha medikamentet e barnat sipas listës së bërë publike e të afishuar nga Ministria e Shëndetësisë. Po kështu është plotësuar me mjekë edhe të tre turnet në shërbimin 24 orë.

Gjatë verës, si pasojë e fluksit në urgjencë, jo vetëm shtretërit por edhe në korridore ka mjaft pacientë që marrin ndihmën mjekësore. Jani tha se kështu veprohet në çdo urgjencë e në çdo spital të Botës në raset kur ka fluks pacientësh.

Sipas saj, mjekët kanë për të dhënë shërbimin mjekësor sipas rastit të urgjencës që paraqitet. Ata persona që vjnë me kodin e kuq e që janë në rrezik, do të marrin mjekim të parët, ndërsa ata që vijnë për të matur tensionin duhet t’i drejtohen mjekëve të familjes.

Ndjekim intervistën.

K.H.