Ky është drejtori i ri i Hipotekës së Durrësit, Florjan Alimadhi, i prezantuar ditën e sotme, nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Florian Alimadhi do të drejtojë Hipotekën e Durrësit pas shkarkimit dy ditë më parë të Ardjan Iljazajt, pas denoncimit të një qytetari në emisionin investigativ "Fiks Fare".

Gjithashtu, mësohet se një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna në Hipotekën e Durrësit.

Ndërsa një ekip prej 5 inspektorësh do të kontrollojnë veprimtarinë e deritanishme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.