Moti i keq dhe era e fortë që përfshiu Durrësin në mesditë, bënë që pemët të rrëzoheshin mes rrugëve të qytetit.

Prej orës 14:30 në qytetin bregdetar filloi stuhia e erës dhe menjëherë pas saj edhe reshjet e shiut.

Rrugët kryesore pasi u braktisën nga qytetarët u mbuluan nga uji dhe tani edhe nga degët e pemëve.