Rreth mesditës së sotme efektivë të shumtë kanë ndaluar një person i cili po udhëtonte me automjetin e tij me targa italiane, në rrugën "Aleksandër Goga" në afërsi të pallatit të kulturës.

Efektivët e policisë, kanë ndaluar të riun që drejtonte automjetin 'Porsche' dhe e kanë shoqëruar për në komisariatin e policisë së Durrësit.

Ndërkohë është bërë edhe sekuestrimi i mjetit.

Nuk dihet ende identiteti i të ndaluarit dhe arsyeja e shoqërimit të tij në komisariat.