Aktiviteti i organizuar me rastin e 50-vjetorit të shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës mblodhi në ambientet e saj shumë nga ish-nxënësit e dikurshëm të saj.

Nga këshilltari i kryeministrit Rama, Spartak Braho, deputetët Rolant Xhelilaj e Klodiana Spahiu, ish-deputeti Gazmend Oketa, kryebashkiaku Vangjush Dako e prefekti Roland Nasto, drejtorë kombëtarë e rajonalë, mjekë, juristë, gazetarë, ekonomistë etj, të gjithë ish-nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” u rikthyen edhe njëherë në shkollën në të cilën kaluan adoleshencën e tyre, ku morën dijet dhe u përgatitën për hapin e mëtejshëm në jetë, shkollimin e lartë.

Shihni galerinë e fotove të realizuara nga operatori i DurrësLajm:  

M.B.