Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi orët e vona të së mërkurës aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur në Maminas, një vajzë 23-vjeçare dhe taksisti 60-vjeçar.

Rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip “Benz” me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas.

Efektivët e policisë po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip “Benz” dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.