Vijon zbatimi i planit të masave  nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është  parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e parametrave  të sigurisë rrugore.

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas, 6 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë proceduar penalisht 3 shtetase për kundërshtim të punonjësve të policisë, ku drejtuesja e mjetit ishte edhe nën ndikimin e alkoolit. 

Janë vendosur 842 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 48 leje drejtimi.

• janë ndëshkuar 193 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë ndëshkuar 53 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.