Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga Vora deri në afërsi të kthesës së Gjirit të Lalzit, radha e automjeteve raportohet të jetë mbi 4 km kilometra.

Videoja e publikuar nga “BalkanWeb” rreth orës 12:30, tregon më qartë situatën kaotike të krijuar në një nga arteriet kryesore të vendit, siç është autostrada Tiranë-Durrës.

Me mijëra automjete rezultojnë të jenë bllokuar në autostradë për më shumë se 40 minuta ndërsa presin të udhëtojnë drejt Durrësit.

Shkak janë bërë punimet për riparimin e gropave në asfalt nga kompania e nënkontraktuar për mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës.