Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot në emisionin “Opinion” se dy grupe kriminale që veprojnë në territorin e Durrësit janë të përplasje njëri me tjetrin.

Sipas saj, një grup kriminal që operon në zonën e Manzës është në përplasje me një grup nga Shijaku.

"Një vit më parë, në afërsi të stadiumit “Dinamo” është tentuar të vritet kreu i grupit të Manzës. Ky grup ishte garanti që në portin e Durrësit nuk do t’i ndodhte asgjë sasisë së drogës që do të mbërrinte në port”,– tha Lala.