Godinës së Dispancerisë në Durrës i ka dalë pronari, shteti e la të rrënohet (VIDEO)

Postuar: 18/03/2018 - 16:35

Në prag të 24 marsit, ditës së luftës kundër tuberkulozit, të sëmurët në Durrës rrezikohen të mbeten pa spitalin e tyre. Godinës së Dispancerisë së Durrësit i ka dalë pronari, dhe shumë shpejt kjo godinë nuk do të jetë më në shërbim të atyre që kanë nevojë për të.

Godina e Dispancerisë së Durrësit është në gjendje të keqe. Ndërkohë që pacientë të shumtë që kërkojnë të marrin shërbim aty, shprehen se godina ka mbetur e rrënuar dhe kalimi i pronësisë së saj tek ish-pronari ka bërë që godina të harrohet nga shteti, përsa i përket investimit. Vetëm vitin e kaluar në këtë klinikë janë konstatuar dhe kuruar 35 raste të reja të sëmundjeve infektive.

Në Durrës është një ndërtesë 64-vjeçare e cila dikur ka qenë me shtretër. Tashmë ka vetëm 4 punonjës. Ajo është në gjendje të keqe pasi nuk është riparuar prej disa vitesh, kjo sepse i ka dalë pronari dhe është në proces gjyqësor aktualisht në Apelin e Durrësit. Megjithëse ka pasur një Vendim të Këshillit të Ministrave se Institucionet Arsimore dhe Shëndetësore nuk mund të tjetërsohen. Ka qenë një ish-ministër që në kundërshtimme ketë VKM ka firmosur. 

Kjo ndodh në një kohë që kjo klinikë në Durrës vitin e kaluar vetëm nga 2 mjekët e saj, sipas  informacionit të drejtorisë së shëndetit publik, ka realizuar mbi 7000 konsulta dhe ka kuruar 35 raste të reja me TBC. Ky numër ka tendencë rritjeje për shkak të të ardhurve në rritje nga zona rurale që jetojnë në kushte të rënda varfërie.

Në vendin tonë çdo rreth ka klinikat e veta të plotësuara me personel të specilizuar për sëmundjen e TBC-së. Në Tiranë janë 9 mjekë në shërbim, duke përfshirë laborantë, personel të mesëm si dhe aparatura shumë të mira Radioskopie. Drejtoria e Spitalit të Durrësit ka bërë një punë shumë të mirë që arriti të realizojë kryerjen në Durrës të analizës së gëlbazës për TBC. Ç’ka eleminon sorollatjet e shumta të tyre Durrës-Tiranë ku bëheshin më parë, dhe të sëmurët nuk e përballonin rrugëtimin ekonomikisht.

Por sot, për këtë kategori të sëmurësh ka mungesë të ndonjë ilaçi bazë që jepet falas nga shteti për probleme vonesë në tenderim. Ndërsa mungojnë edhe filmat e radiografisë.   

Statistikat thonë se mbi 1.8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundja e tuberkulozit në botë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë anëtar i Këshillit Rinor të Ambasa

Në një nga sallat e trajnimeve të Autoritetit Portual ka nisur sot Testimi periodik i punonjësve elektrikë, elektrovinçierë dhe saldatorë

*Policia e Prokuroria mbyllin sytë para kriminelëve të rrugëve!

Deri sot, meteorologët kanë parashikuar vranësira, por që nga e premtja e deri të dielën pritet që vranësirat të largohen e t’ja lënë ven

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit pretendon s

Në një kohë kur ka nisur edhe Vettingu në Policinë e Shtetit, kanë ndodhur lëvizjet e radhës në kupolën drejtuese.

Ambasada Amerikane shpeshherë jep këshilla për qytetarët shqiptarë, që këta të fundit të tregojnë kujdes me vizat turistike.

MeteoAlb bën me dije se e enjtja e19 prillit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat veriore ndërsa vranësira më t

   Pamja me të cilën është zgjuar këto ditë kryeqyteti njihet ndryshe si “pluhuri saharian”.

   Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë si pjesë e një turi ballkanik.