Habiten mjekët e Durrësit. Gruaja shkon me dhimbje barku, lind më pas

Postuar: 08/01/2018 - 14:24

Një rast i rrallë ka shokuar mjekët e urgjencës dhe të spitalit të Durrësit një natë më parë. Vetëm pak para mesnate në urgjencën e spitalit të Durrësit ka mbërritur me dhimbje të forta barku një grua rreth 30 vjeçe.

Ajo shoqërohej nga një tjetër e afërme e saj, e cila kërkoi nga mjekët që të ndihmonin gruan për shkak të dhimbjeve të forta.

Mjekët e ekzaminuan dhe e pyetën nëse ishte shtatzënë por gruaja tha që nuk ishte.

Nuk është shtatzënë sepse vjet ka lindur fëmijën e parë, shikoni mirë çfarë problemi ka, sepse ka dhimbje të forta barku pa pushim prej mbrëmjes së shkuar”, tha e afërmja e saj.

Mjekët e urgjencës e dërguan gruan për të kryer një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi, nga ku rezultoi se gruaja ishte në proces lindjeje. Pak minuta pasi zonja mbërriti në maternitet, lindi një fëmijë të shëndetshëm. Ajo tha se nuk e dinte fare që kishte qenë shtatzënë dhe nuk kishte kryer ansjë kontroll më parë.

Të dyja fatmirësisht nënë e bebe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa mjekët janë çuditur që nëna e cila solli në jetë fëmjën e dytë, nuk dinte asgjë se ishte shtazënë e mbajti për nëntë muaj një bebe në bark.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “

Grupi i këshilltarëve të LSI-së bëri dy propozime në Këshillin Bashkiak por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga bashkia.

Disa vjedhje të ndryshme janë regjistruar në Durrës brenda 24 orëve, ku pre e hajdutëve kanë rënë banesa e subjekte private biznesi.

Personi që shihni në foto është Bledar Jambelli, ose i quajtur edhe ndryshe Rikardo Muho.

Armand Teliti, kreu i këshilltarëve demokratë i cili u ndesh "dhëmb për dhëmb" me kryebashkiakun Vangjush Dako përgjatë gjithë mbledhjes

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Avokati i Nezar Seitit mohon që klienti i tij të ketë deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Ish-truproja i Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lajmëruar se është vetëdorëzuar në policinë turke.

Kryemenaxheri i kompanisë me emrin tregtar “Gulf”, që mendohet se është “truri” i një skeme mashtruese, viktimë e së cilës kanë rënë mijë

Teksa jemi në prag të sezonit turistik, Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një video me mesazh shumë domethënës.