Një person që ka ndaluar për të blerë në një dyqan në Durrës, për shkak të një pakujdesie nga ana e tij, i kanë vjedhur makinën.

Shtetasi Sh. Ç.,  vjeç 56, banues në Durrës, kishte ndaluar në një dyqan, por kishte lënë makinën ndezur pikërisht para dyqanit.

Hajduti ka përfituar nga ky moment dhe ia ka marrë menjëherë makinën tip “Alfa Romeo” duke ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, në lagjen nr.17/1.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.