I shkruajti Dakos, Bashkia e Durrësit i përgjigjet biznesmenit italian (FOTO)

Postuar: 14/01/2018 - 14:25

Pas e-mail-it të biznesmenit italian drejtuar kryetarit të bashkisë Vangjush Dako, lidhur me shqetësimin që ai kishte për shkallën e ndotjes në bregdetin e Durrësit, ka reaguar edhe Ndërmarrja e Komunales së Plazhit Durrës.

Siç e shihni edhe në këto dy foto që “DurrësLajm” ka shkrepur paraditen e sotme (14.1.2018) në plazh, vija bregdetare është e pastruar: nuk ka as mbetje urbane dhe as depozitime leshteriku.

“DurrësLajm” u interesua pranë kësaj ndërmarrjeje nëse reagimi i tyre kishte ardhur në një kohë kur u bë publik në media shqetësimi që ngrinte biznesmeni i huaj në vendin tonë. Burimet thanë që vija bregdetare e plazhit të Durrësit pastrohet rregullisht, çdo ditë. “Jo vetëm që mbetje urbane nuk diskutohet të ketë, por edhe leshterikët që dalin në breg, pastrohen rregullisht çdo ditë. Pas orës 08:00 të mëngjesit, i gjithë bregdeti është i pastruar”, thanë burimet nga kjo ndërmarrje.

Ditën e sotme, “DurrësLajm” publikoi e-mail-in që biznesmeni italian Marco Ghirardi, i kishte dërguar kryebashkiakut Dako, të shoqëruar me disa foto nga bregdeti, ku grumbujt me leshterikë dhe mbetjet urbane dominonin të gjithë panoramën e gjirit të Durrësit. Biznesmeni Ghirardi shpresonte se pas publikimit të lajmit, autoritetet do të ndërgjegjësoheshin dhe do të viheshin në lëvizje për ta pastruar dhe mbajtur pastër në vazhdimësi bregdetin tonë të bukur.

Por sipas Ndërmarrjes së Komunales, fotot e bëra nga italiani mund të jenë shkrepur në një kohë që procesi i pastrimit nuk kishte filluar ende, dhe kamioni nuk kishte shkuar për të ngarkuar depozitimet me leshterikë apo mbeturina që mund të hedhin qytetarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë

Pasagjerët e një avioni të nisur nga Tirana me destinacion Milanon, kanë përjetuar momente ankthi dhe paniku.

Vetëm pak ditë pasi shorti elektronik i gjykatës së Apelit Tiranë, përzgjodhi Shkëlqim Mustafa si gjyqtarin për të gjykuar kërkesën e ape

Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës.

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vettingut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dy

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo!

   Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi

   IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka korrigjuar vetveten përsa I përket tërmetit të regjistruar ditën e