A i takoi Tahiri Habilajt?! Prokurorët marrin në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit

Postuar: 12/01/2018 - 16:39

Prokurorët kanë marrë në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, por verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish-ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi.

Shtetasi Alban Aliaj, shoferi i dytë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që më herët ka qenë punonjës i gardës së Republikës është thirrur nga prokurorët që po hetojnë dosjen Tahiri-Habilaj. Emri i Aliajt ka dalë pas kqyrjes në sistemin TIMS. Gjatë muajit gusht 2014, Alban Aliaj ka shkuar në Greqi me një automjet zyrtar. Në të njëjtin moment ka shkuar në Greqi edhe Artan Habilaj, në bordin e Audit AA 003 GB.

Gjatë pyetjeve në prokurori ish-shoferi i Tahirit ka pranuar se Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi dy ditë pasi ministri Tahiri ndodhej në plazh me bashkëshorten. Pas takimit mes të dyve, automjeti Audi AA 003 GB me të cilin udhëtoi Artan Habilaj qëndroi në Greqi, kurse vetë Habilaj u kthye në Tiranë me ish-shoferin e Tahirit, shkruan Top Channel.

Në dëshmitë e tij Saimir Tahiri ka këmbëngulur se automjetin AUDI e ka shitur që prej 2013-s dhe se nuk ka patur kontakt me Habilajt. Kurse ngjarja për të cilën prokurorët kanë siguruar dëshminë e ish-shoferit, ka ndodhur në 2014-ën. Burimet nuk konfirmojnë se për çfarë u shërben kjo dëshmi prokurorëve, të cilët nuk e kanë vendosur ende se kur do ta marrin në pyetje vetë ish-ministrin Tahiri.

Por megjithë numrin e lartë të të pyeturve, ku nuk kanë munguar edhe zyrtarë të lartë policie, prokuroria e humbi betejën paraprake në gjykatë për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit si edhe per arrestin me burg per Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën në automjet patentat detare të ish-ministrit dhe mbi 860 mijë euro.

Për të dyja këto vendime të Apelit prokuroria ka ende kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndonëse deri tani nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, një dosje me tre fashikuj hetimore i është bashkangjitur dosjes Habilaj, bëhet fjalë për dosjen e Dritan Zaganit, ish-policit që ndodhet në azil jashtë vendit dhe që denoncoi i pari lidhjet e Habilajve me ish-ministrin.

Vetë Artan Habilaj, që përmendet në dëshminë e ish-shoferit të ministrit Tahiri dhe Florion Habilaj, nuk janë arrestuar akoma, ndonëse dyshohet se fshihen në fshatrat e Vlorës. Kurse vëllai i Artanit, Moisi Habilaj dhe të dyshuar të tjerë janë të arrestuar në Katania të Italisë ku po hetohen për trafik ndërkombëtar droge.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri Edi Rama, përshëndetjen e mëngjesit për ndjekësit e tij në rrjete sociale, e ka shoqëruar me një tjetër artikull të huaj

Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në një aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një ta

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyr

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi orët e vona të së mërkurës aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur në Maminas, një vajzë

   Raporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regji

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.