Djali i çiftit Mekolli ka folur pas vrasjes makabre të nënës së tij nga babai, e ndodhur dje në Blacë të Pogradecit.

Ai shprehet se babai konsumonte alkol dhe se gjithnjë i ka dhunuar barbarisht, e ndërsa për nënën shprehet se ka pasur marrëdhënie shumë të mira.

“Gjykata të dënojë tim atë me vdekje, këtë meriton ai”, shprehet Emiljano Mekolli.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira, ndërsa me atë horrin që nuk dua as t’i përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin, të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshim në shtëpi. Është faji im”, thotë Emiljano, raporton “BalkanWeb”.