Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisin hedhjen e shortit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme për efekt të Vettingut.

Komisionerët do të përzgjedhin nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës.

Shorti që do të hidhet për 11 prokurorët mësohet se po ndiqet nga kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo.

Po ashtu mësohet se në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.

Emrat e prokurorëve në short:

Artur Selmani, Kosta Beluri, Arqile Koça, Adnand Xholi (numri dy i Prokurorisë së Durrësit), Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka, Sokol Stojani.