“Jugu i Shqipërisë është Greqi”, Lëvizja për Vorio Epirin shpalos pretendimin në prani të kryetarit të bashkisë

Postuar: 16/05/2018 - 15:43

Ndërsa Tirana zyrtare zien nga problemet e brendshme, në Bularat të Gjirokastrës, Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit me kryetar Mondi Kolila kërkon aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Në një tubim me pak njerëz dhe me flamurin e Vorio Epirit, Montis Kolilas i cili thuhet se është kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit tha se “sot në Bularat, në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Tubimi u organizua në qendrën e fshatit, shumë pranë shkollës së mesme dhe në atë që njihet si monumenti i edukatorëve kombëtar të komunitetit grek, që sipas të pranishmëve janë martirizuar gjatë periudhës 1944-1990.

Tubimi u organizua në 104-vjetorin e protokollit të Korfuzit. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Dropull, Arqile Deçka. Pjesëmarrësit ngritën zërin mbi ato që ata i quajnë si problematika të kohës. Ata thanë se grekët nuk janë vetëm banorët e këtyre 99 fshatrave të njohur nga qeveria shqiptare, por helenizmi në Vorio Epir ka një histori që tejkalon kufijtë e njohur gjeografikisht që sipas tyre përfshin edhe zona si Përmeti, Himara dhe Korça. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një raport i CIA-s amerikane për Ballkanin, ku përmendej edhe Shqipëria si vend që ka probleme me drogën, është cilësuar i pasaktë dhe

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

   Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra që mban.

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

   Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës.

   Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbe

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.